Mungesa e madhe pas 6 vitesh, Neymar: Sivjet nuk do ketë polemika

schedule19:50 - 21 Shkurt, 2020

schedule 19:50 - 21 Shkurt, 2020

Një brazilian i ka të shenjta Karnavalet e Rios dhe Neymar nuk ka bërë asnjë mungesë në gjashtë vitet e fundit në vendlindje gjatë kësaj periudhe. Gjithsesi, kësaj radhe do të jetë ndryshe dhe sulmuesi i PSG-së i ka lajmëruar të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mes ironisë dhe seriozitetit, 28-vjeçari lajmëron mungesën e tij për evenimentin e radhës në Rio De Janeiro të Brazilit.

Me një gëzim të jashtëzakonshëm lajmëroj se do të mungoj në Karnavalet e vitit 2020 në Brazil, fundjavën e ardhshme. Ky është realiteti, këtë radhë nuk do të krijohen polemika“, deklaron Neymar në videon e postuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!