Mungesa e CR7 në derbin e Manchesterit, motra e sulmuesit i hedh benzinë zjarrit

schedule12:10 - 7 Mars, 2022

schedule 12:10 - 7 Mars, 2022

Manchester United u përball mbrëmjen e djeshme me Manchester City në derbin e Premier League që përfundoi me shifrat 4-1 në favor të citizenëve.

Vëmendje mori mungesa e Cristiano Ronaldos, ku ka shkaktuar shumë polemika për arsyen e mungesës së tij.

Trajneri Rangnick ka thënë: “I besoj stafit tim. Të premten dhe të shtunën mjeku më tha se Ronaldo nuk mund të stërvitej”.

Roy Keane ka hedhur dyshime mbi dëmtimin e portugezit: “Ai është si një makineri, dëmtohet shumë rrallë. Ka diçka që nuk më bind…”.

Ndërsa “The Athletic” sulmuesi është kthyer në Portugali për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

Por një tjetër opsion mbi mungesën e CR7 na vjen nga motra e tij. Katia Aveiro i ka hedhur benzinë zjarrit, duke pëlqyer në Instagram një postim ku shkruhej se CR7 është në 100% të formës, por është përjashtuar nga skuadra për arsye taktike. /f.a/abcnews.al