“Mungesa e anëtarëve të mazhorancës në Komisione”, Xhaferri: Përgjegjësi e opozitës, u kërkojmë ndjesë ndërkombëtarëve

schedule13:00 - 19 Korrik, 2023

schedule 13:00 - 19 Korrik, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj në fjalën e tij në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit dhe nga ndërkombëtarët që ti kushtohet më shumë vëmendje punës së komisioneve.

Xhaferri është shprehur se prej kohësh kuvendi ka degraduar dhe nuk e ka më fokusin te puna e komisioneve të ngritura dhe se anëtarët e qeverisë në shumicën e rasteve nuk janë prezent.

Sipas deputetit të PD-së është një fenomen që mund të vijë dhe për shkak të gjendjes ku ndodhet opozita ndaj ai ka kërkuar falje ndërkombëtarëve dhe qytetarëve për këtë gjendje.

“Në kushtet që jemi delegacioni i Komisionit Evropian në bashkëpunim me komisionin do të mund të ndërhyjnë për të ndryshuar situatën. Sipas kushtetutës nga Kuvendi burojnë edhe pushtetet e tjera, unë kam shumë eksperiencë në këtë drejtim dhe arrij që ta kuptoj sesi Kuvendi ka funksionuar në kohën kur kemi qenë mazhorancë.

Nuk arrij që ta kuptoj mendoj se ku ka degraduar mbikqyrja e kuvendit sa i përket komisioneve, këtu marr si konsideratë Komisionin e Rëndësishëm dhe rëndësinë e tij, duke ditur që ato me ligj lëvizin në kufirin e ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Nuk e di sesi thyhet kjo rëndësi dhe anëtarët nuk janë pjesëmarrës në Komision.

 Unë jam në situatë që të kërkoj ndjesë, pasi kjo sjellje arrogante e qeverisë vjen dhe për shkak se opozita nuk është aty ku duhet të jetë. I kërkojmë ndjesë ndërkombëtarëve dhe qytetarëve, por në këto kushte dua që kryetarja e kuvendit ta dëgjojë dhe të ndryshojë situate”, ka thënë Xhaferraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!