Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mundësi për kategori të ndryshime shoqërore”/ Rama: Do të kemi Agjenci Kombëtare për Planifikim Urban dhe Strehim

schedule12:47 - 3 Tetor, 2025

schedule 12:47 - 3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ritheksoi se nuk do të ketë aspak tolerime për ndërtimet pa leje dhe për ata që kanë zaptuar hapësirat publike. Gjithashtu ai u ndal edhe tek një tjetër çështje e rëndësishme ajo e strehimit, duke thënë se do të krijohet një agjenci e re.

“Kjo lista e zezë është në fuqi tani që flasim. Kushdo që është duke ndërtuar, çdo kantier që sot i hapur është subjekt i listës së zezë. Të gjitha këto vlejnë për ata që janë në kantier tani dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe në këtë pikë toleranca do të jetë nën zero. Janë bërë goditje kudo dhe për këdo. Pavarësisht se kur goditet ndonjë emër i njohur, nuk del nëpër media sepse është ai muhabeti juaj. Ne nuk do të ndalemi në këtë pikë. Sa i përket çmimit po përgatisim një agjenci të re që do të jetë agjencia kombëtare për planifikim urban dhe strehimit dhe do t’i qasen në mënyrë të re çështjes së strehimit për të krijuar mundësi për kategori të ndryshme shoqërore”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!