Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paga e zjarrfikësve do të rritet me 12-40% deri në vitin 2024.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se përveç kësaj rritje do të ketë dhe një rritje me 7% në bazë të gradës.
Ndër të tjera ai shkruan se është një mundësi e mirë për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik.
“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës?
??????Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”, shkruan në Facebook. /abcnews.al