Janë përcaktuar ditën e sotme gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës. Pas shumë ndryshimesh për vendin dhe datat për shkak të pandemisë, sot u hodh shorti i gjysmëfinaleve, me finalen që do luhet në Sevilje më 17 janar.
? #SorteoSupercopa masculina | Resultados del sorteo
? Semifinal 1 | @RealSociedad – @FCBarcelona_es
?️ Nuevo Arcángel (Córdoba)? Semifinal 2 | @realmadrid – @AthleticClub
?️ La Rosaleda (Málaga)? Final
?️ Estadio de La Cartuja (Sevilla) pic.twitter.com/piuGAgw5Lf— RFEF (@rfef) December 17, 2020
Barcelona do të ketë përballë kundërshtarët e djeshëm në kampionat, Real Sociedadin. Kjo ndeshje do të luhet më 13 janar në Kordoba. Gjysmëfinalja tjetër është mes Real Madrid dhe skuadrës tjetër baske, Athletic Bilbao dhe do të luhet më 14 janar në Malaga.
Shorti është organizuar në mënyrë të tillë që të mos kemi në “El Clasico” para finales. Ndërkohë, Barcelona dhe Real Madrid vijnë në këtë kompeticion si vendi i parë dhe i dytë i La liga, ndërsa Real Sociedad dhe Athletic Bilbao si finaliste të Kupës së Mbretit. /abcnews.al