“Mund të na telefonosh kur të duash”, vjen oferta e parë për Muller

schedule14:11 - 15 Tetor, 2019

schedule 14:11 - 15 Tetor, 2019

Thomas Muller nuk ndihet mirë nga mungesa e hapësirave me Bayern Munchen dhe kjo nuk është më sekret. Mediat gjermane nuk e përjashtojnë një largim të tij, ndërsa Karl-Heinz Rummenigge e mohoi në mënyrë kategorike këtë opsion.

Drejt sulmuesit ka ardhur oferta e parë. Bild Sport raporton se Ajaksi është gati t’i dhurojë një fanellë titullari lojtarit gjerman. “Ai mund të më telefonjë kur të dojë. Muller do të jetë gjithmonë i mirëpritur tek Ajaksi”, është shprehur Marc Overmars, drejtori sportiv i “Harkëtarëve”.

Një lëvizje në janar është e vështirë, por vera nuk përjashton asgjë. Holandezët e hodhën hapin e parë, fjala e fundit i takon sulmuesit gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!