Fundjava ishte e gjitha rozë në “ABC e pasdites”, pasi moderatori Ermal Peçi diskutoi me të ftuarit e tij gjithçka prodhoi showbizz-i shqiptar. Teksa prezantonte gazetaren Kilda Hysenbegasi, Ermali e pyeti nëse do vijonte të ishte më në Top Channel dhe mësuam se jo.
Madje ajo pohoi se mund të largohej përfundimisht nga ekrani.
“ Më jep bezdisje më tepër fakti se në televizion sot nuk po lakohen të gjithë profesionistët. Nuk dua ti fusë të gjithë në një thes, por më shumë po fitojnë gocat e bukura që nxjerrin vetëm atë pjeshkën në ekran se sa dinë dhe se sa bëjnë. Dhe unë vetë personalisht nuk dua të jem një pjeshkë ekrani që unë dalë para dhe luaj rolin e velinës. Kështu që më mirë mendoj që shkëputem për një periudhë të gjatë kohë ose dhe përgjithmonë se sa të bëj një rol që nuk më përshtatet aspak. Dhe pse në dukje duket si e tillë (qesh).
Ermali tha se e ka dëgjuar shpesh këtë etiketim nëpër televizione edhe pse vajzat që akuzohen janë përgjigjur se gjithçka është xhelozi brenda llojit. Kilda shtoi se nuk ka të bëj xhelozia se sa vlerësimi ndaj punës dhe peshës që merr në atë që bën. /abcnews.al