Lionel Messi, kur rinovoi me Barcelonën në vitin 2017, kishte një klauzolë në kontratën e tij, e cila e lejonte të largohej nga katalanasit kurdo që të dëshironte. Ky ishte një kusht që u kërkua me ngulm nga agjenti i “Pleshtit”.
Kjo klauzolë, ishte e vlefshme për tre vite dhe ishte në fuqi deri ditën e djeshme, me datë 30 maj 2020. Ky afat ka skaduar dhe tashmë, Lionel Messi nuk mund të largohet nga Barcelona.
Gjithsesi, kontrata e 32 vjeçarit skadon verën e ardhshme, por po bisedohet për një rinovim të saj. Siç raportojnë mediat iberike, po tentohet që Messit t’i ofrohet një kontratë e përjetshme, ashtu siç iu ofrua Andres Iniestës./abcnews.al
Lionel Messi is no longer able to leave the Nou Camp for free this summer…
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 1, 2020

