“Mund të kryeja s*ks aty brenda, lahesha nudo”, Valon Shehu ndan sekretet e tij

schedule19:00 - 27 Shtator, 2022

schedule 19:00 - 27 Shtator, 2022

Valon Shehu mund të konsiderohet si një nga artistët shqiptar që jep përgjigje të sinqerta. Dhe në fakt kështu ka ndodhur sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, teksa Ermali e pyet për shumëçka që ka zierë në rrjetin online dhe jo vetëm. Së fundmi e kemi parë në disa formate televizive si Big Brother apo Dance Albania. Të gjithëve i ka ngacmuar përgjigja e pyetjes nëse është paguar ose jo gjatë qëndrimit në shtëpi.

Valoni është shprehur se: “Ka qenë e pavërtetë. Se të gjithë thoshin jeni paguar 1500 euro java, kështu shkruanin portalet, por e kanë bërë sa për klikime. Nuk është paguar kurrkush aty, mua dhe shokët e mi më thoshin ‘hajd hajd se ke marrë lekë’.”

Por a do duhej të ishte paguar? “Nëse do kishte qenë Big Brother Normal jo VIP, hajde se po futesh me u afirmu, neve na njeh publiku dhe meqenëse tërheqim audiencë, secili ka fansat e vet duhet me pas qenë një pagesë. S’po them një shumë e madhë por një shumë simbolike”.

Larja nudo e artistit në shtëpinë më të famshme ishte një tjetër detaj që u diskutua shumë, ndaj dhe Ermali e pyet në lidhje me këtë.

Por Valoni ka këtë përgjigje:  “Aty nuk dukej që ti po lahesh nudo. Do dukej vetëm në qoftëse ata kalojnë dhe do zgjateshin. Kështu që kush kalon e t’u u zgjat e me më pa e po lahem apo jo nudo. Jam larë siç lahem në shpi time”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!