TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “Real Story”, komentoi zhvillimet e fundit gjeopolitike në SHBA si dhe rrjedhjen e informacioneve sekrete të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin “Signal”.
Ai theksoi se ShBA dhe Izraeli synojnë të hedhin në erë planin bërthamor të Iranit dhe këtë mund ta realizojmë përmes goditjeve dhe jo përmes tavolinës apo negociatave diplomatike.
“Nëse shkojmë të Irani unë kam përshtypjen se jemi më afër mundësisë që Izraeli me anë të ndihmës amerikane të hedhë në erë programi bërthamor Iranin. Me ardhjen e Trump ka ndodhur një ndryshim i madh, ndryshimi është tani që amerikanët dhe izraelitët nuk kërkoj kufizimin e programit bërthamor, por kërkojnë zhdukjen njëherë e mirë të programit bërthamor. O do ta arrijë me tavolinë ose me goditje. Unë mendoj se në këto momente jemi më afër goditjeve. I ndjek nga afër mediat izraelite dhe ata janë përgatitur për goditjen. Pikëpyetja më e madhe është se çfarë do bëjë Irani? “, tha ai.
Por sa e rrezikuar mund të jetë Shqipëria duke marrë në konsideratë se këtu strehohet opozita iraniane MEK, e cila është kundërshtare e regjimit aktual në Iran, për këtë Krisafi dha këtë përgjigje:
“Shqipëria strehon MEK, që është organizatë e urryer në Iran. Unë kam përshtypjen se Irani nuk do bëjë ndonjë gjë të madhe nëse hidhet në erë programi bërthamor, sepse nuk ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë, Shqipëria mund të jetë e rrezikuar, por shkoj të ideja se Irani nuk e ka mundësinë të reagojë aq fort ndaj një goditjeje të tillë. Nuk e kanë kapacitetin për ta bërë një gjë të tillë, sidomos ndaj SHBA DHE Izraelit në Lindjen e Mesme”, theksoi ai. /abcnews.al