Renato Arapi u gradua kapiten pas largimit të Tefik Osmanit, ndërkohë që Teuta është në rrugë të duhur për momentin. Në Durrës ëndërrojnë edhe titullin kampion, por nuk do të jetë e lehtë diçka e tillë. Mbrojtësi qendror, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News prek temën e gjykimit.
“Edhe niveli i arbitrave është si çdo fushë e jetës dhe futbolli. Perfeksionin nuk po e arrijë ligat e mëdha, që kanë edhe VAR e teknologji”, u shpreh Arapi, i ngacmuar në lidhje me temën gjykimit në Superiore.
Takimi i fundit, që Teuta fitoi me Bylisin, pati polemika të shumta. Todorovksi preku në zonë topin me dorë dhe Arapi e komenton kështu: “A e vendosi arbitri ndeshjen? Nuk mund ta themi kështu. OK, te rasti i penalltisë mund të ketë gabuar në favorin tonë, por Teuta është penalizuar edhe në ndeshjet e tjera dhe nuk jemi marrë me arbitrat.
Jemi penalizuar në ndeshjen me Kukësin, ku nuk na u dhanë dy penallti kundër dhe doli me karton të kuq jashtë lojtari kryesor. I bie që të jemi penalizuar edhe për ndeshjen e ardhshme. Po ashtu edhe në ndeshjen me Vllazninë, në minutën e 91-të nuk u dha penallti për ne. Sërish ne nuk jemi marrë me arbitrat, sikurse nuk do merremi as tani”, u shpreh kapiteni i Teutës. /abcnews.al