“Mund të aplikohet në vende të tjera evropiane”, Soreca: Procesi i vettingut duhet të zgjatet

schedule10:11 - 20 Tetor, 2021

schedule 10:11 - 20 Tetor, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ndodhet paraditen e së mërkurës në kryeministri për prezantimin e raportit të progresit të përgatitur nga KE për integrimin.

I pyetur në konferencën për mediat ku ndodhet bashkë me kryeministrin Edi Rama, se cili është standarti që KE ka për drejtësinë në Shqipëri, ambasadori u shpreh se Komisioni e ka shumë të qartë standartin e sundimit të ligjit.

Soreca deklaroi se procesi i vettingut në vend po jep rezultate dhe se duhet të zgjatet.

“Besoj KE është shumë i qartë për sandartin e sundimit të ligjit në BE. Po merren hapa për ato shtete që nuk iu përgjigjen…Reforma në drejtësi është rikthimi i të njëjtave parime, kur u mor vendimi për ta miratuar kemi pasur një situatë specifike, dhe kjo është arsyeja që u mor vendimi për të kaluar vettingun i cili po jep rezultate dhe duhet të zgjatet.”

Sipas ambasadorit, ky proces po jep rezultate edhe në vende të tjera, po studiohet dhe mund të aplikohet edhe në vende të tjera në të ardhmen.

“Procesi të vijojë dhe të përfundojë në Shqipëri dhe po bëhet pikë referimi edhe për vende të tjera.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!