Muller optimist përballë Manchester City: Besoj te kualifikimi, kemi ende një shans

schedule13:28 - 18 Prill, 2023

schedule 13:28 - 18 Prill, 2023

Bayern Munich u shpërfytyrua në çerek-finalen e parë të UEFA Champions League, me “bavarezët” që u mundën paq me rezultatin 3 me 0 në “Etihad Stadium”, nga “qytetarët” e Manchester City.

Ditën e nesërme, “bavarezët” do të presin djemtë e Guardiola në “Allianz Arena” dhe ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, “veterani” i Bayern, Thomas Muller u shpreh se “të kuqtë” janë në gjendje dhe shpresojnë se do të bëjnë “mrekullinë” përballë “qytetarëve”.

“Ne besojmë se kemi ende një shans. Duhet të fillojmë mirë ndoshta të çojmë 1-0 në pushim. Nuk duhet të shkojmë në 3-0 pas 10 minutash, por duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë.

Nëse shënojmë të dytin në të 80-ën, kemi edhe 15 minuta. Besoj se është e mundur”,- u shpreh Muller një ditë përpara “aktit të dytë” të “finales” së parakohshme të Champions League. /i.m /abcnews.al