Muçin e duan në Zvicër, Shtubina: Te Vllaznia gënjejnë tifozët

schedule08:22 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:22 - 21 Tetor, 2020

Ernest Muçi rinovoi pak ditë më parë me Tiranën, por në janar ose verën e ardhshme gjasat janë që të largohet nga Superiorja. Sigurisht më parë te kampionët duhet të kënaqen nga oferta e bërë. Këtë verë Hammarby në Zvicër e deshi, ndërkohë që u përfol si opsion edhe për Young Boys.

“Panorama Sport” raporton se një tjetër klub zviceran që interesohet për Muçin është Luzern. Nuk ka të dhëna nëse kanë bërë një ofertë deri më tani, apo sa mund të afrojnë për sulmuesin e Shqipërisë U21 që në Europë luajti titullar me bardheblutë.

SHTUBINA – “Xholi” shkodran u bashkua me Gugash Maganin tek Egnatia në Kategorinë e Parë këtë verë. Peqinasi e kishte dashur në ekip edhe kur drejtonte Trepça ’89 në Kosovë. Objektivi është që të ngjitin në Superiore rrogozhinasit dhe Ndriçim Shtubina në një intervistë për gazetën e cituar më lart nuk ngurron të “thumbojë” drejtuesit e Vllaznisë.

“Besoj se te Vllaznia nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta situatë. Ka ndryshuar vetëm ekipi, pra emrat e lojtarëve. Ata i nënvlerësojnë lojtarët që janë larguar. Edhe në vitin 2017, kur ika, menduan se do të më zëvendësonin, por ishte e pamundur. Faktet e treguan, pasi ranë në Kategorinë e Parë.

Ne jemi larguar vetëm nga mosha, me sa di unë. Ata paragjykojnë, pasi kur je mirë fizikisht, mosha nuk ka rëndësi. Gjithsesi, ata e kanë marrë vendimin dhe ata mbajnë përgjegjësi. Ata gënjejnë tifozët me shumë blerje, por nuk e dinë çfarë blerjesh kanë bërë. Shpresoj t’i takoj në Superiore me Egnatian”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!