Trajneri Gentian Muça ka komentuar zhvillimet në ndeshjet ndërkombëtare, duke u ndalur veçanërisht te paraqitja e Holandës dhe potenciali i Marokut.
Muça vlerësoi se te Holanda u vu re një mungesë përgatitjeje në momentet vendimtare të ndeshjes, duke theksuar se ekipi u ndëshkua në fund. Sipas tij, ekipi i Marokut premton të shkojë larg.
“Ka një ndjenjë atdhetarie, se tërë lojtarët kanë lindur në Europë dhe kanë zgjedhur të përfaqësojnë vendin. Holanda u tradhtua nga lojtarët vendas. Të kapesh në minutën e 90-të i papërgatitur nuk të falet. Kur pësoi gol Maroku, trajneri ndërroi lojtarin Dias dhe lojtari që u fut, t’i thuash raketë është pak. Mënyra se si vertikalizonte ishte e frikshme. Ky Marok premton të shkojë larg.”
Analisti Ledio Pano tha se Maroku dhe Franca janë ekipe potenciale dhe se ndeshja Marok Francë është gjysmëfinale e vërtetë.
“Në tetshe është Marok–Francë, këto janë ekipet më potente. Besoj e merituar plotësisht, jo vetëm nga kjo ndeshje, Maroku ka treguar që ka shpirt, ka ekip. Marok–Francë është gjysmëfinalja. Besoj se do të jetë një nga ndeshjet më të forta dhe më të bukura.”



