Muç Nano kundër mbulimit të grave myslimane

schedule20:34 - 6 Qershor, 2018

schedule 20:34 - 6 Qershor, 2018

Në monologun e përjavshëm në “Provokacija”, Mustafa Nano këtë herë ka folur rreth mbulimit të grave myslimane.

Nano mori shembullin e gazetares iraniane, Masih Aklinejad, e cila tani jeton në SHBA. Ajo mbulohej me ‘hijab’, por kur lëvizi në Perëndim, e hoqi dhe tani bën thirrje që të gjitha gratë të mos mbulohen.

Muç Nano tha se nuk janë gratë, ato që vendosin të mbulohen. Sipas tij është një kulturë e tërë patriarkale që ia imponon zgjedhjen.

“Nuk janë gratë që vendosin të mbulohen. Është një kulurë e tërë patriarkale që iu imponohet e që nuk iu lë zgjidhje tjetër veçse të veshin ‘hijab’-in. Në këtë kuptim ‘hijab’-in nuk e zgjedhin gratë, por burrat e tyre, të cilët e kanë krijuar këtë kulturë patriarkale. E kanë krijuar si një mënyrë sundimi në këtë botë, si një mënyrë sundimi para së gjithash mbi gratë. Të thuash se një grua zgjedh vetë të mbulohet është si të thuash se zgjedh vetë të ndëshkohet prej burrit për një gabim”./abcnews.al