Muaji i Shenjtë Ramazanit, Gundogan shtron mijëra Iftare në Indonezi

schedule13:58 - 28 Prill, 2021

schedule 13:58 - 28 Prill, 2021

Tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj në të cilin të gjithë besimtarët e devotshëm muslimanë agjërojnë. Sigurisht që edhe shumë futbollistë në mbarë botën e bëjnë diçka të tillë, por ka nga ata që dhurojnë edhe ndihma në këtë muaj të begatë.

Kështë gjë ka bërë pikërisht mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan. Lojtari me origjinë turke por që luan me kombëtaren gjermane ka vendosur të dërgojë mbi 3000 vakte ushqimore në Indonezi për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Gundogan kontaktoi me një shoqatë në shtetin e largët, të cilët shpërndajnë atje rroba dhe pako ushqimore në një nga jetimoret e Xhakartës. Kujtojmë që 30-vjeçari po kalon një nga sezonet e tij më të mira në radhët e “Qytetarëve” dhe mbrëmjen e sotme pritet të jetë titullar në gjysmëfinalen e Champions League kundër PSG-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!