Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë në nisje të muajit të Ramazanit. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë uron që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.
“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve Ramazan të paqtë e bujar”, shkruan Rama.