Muaji i Ramazanit, Rama shtron iftar për besimtarët/ Kryeministri: Në një ditë si kjo, jeta duket më e bukur dhe e lehtë

schedule18:19 - 28 Mars, 2025

schedule 18:19 - 28 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama shtroi iftar për besimtarët myslimanë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo sofër tradicionale i jep gëzim dhe shtoi se në një ditë si kjo, jeta duket më e bukur dhe e lehtë.

“Mirë se keni ardhur. Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së Ballies në Elbasan, e cila u vlerësua edhe me çmim ndërkombëtar për arkitekturën dhe sot në Tiranë, ka hapur dyert, edhe xhamia e madhe e Namazgjasë. Kjo sofër tradicionale me jep një ndjesi gati fëminore, gëzimi dhe mund të them se e shijoj këtë moment të m,uajit të madhërishëm të Ramazanit, kur na jepet mundësia të ndihem mirë te triumfi i dashamirësisë dhe rrjedha pozitive e jetës. Në një ditë të tillë, jeta duket më e bukur dhe më e lehtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!