“Piranjat” sjellin historinë e 42-vjeçarit Artan Proj nga fshati Pajan, 30 km larg nga kryeqyteti. Çdo ditë ai çan drru, kujdeset për bagëtitë, punon tokën…Pra merret me të gjitha aktivitetet e një fermeri.
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Si Artani ka me mijëra persona në fshatrat e Shqipërisë që kujdesen për tokën dhe bagëtitë.
Por, ai ka një të veçantë, ai është totalisht i verbër.
42-vjeçari tregon sesi e ka humbur shikimin pas një aksidenti kur ishte i vogël dhe u godit nga një gur pas koke. Anomalitë e Artanit i vunë re njerëzit e tij të afërm kur ishte 9 vjeç.
Me kalimin e viteve ai e humbi tërësisht shikimin. Artani tregon sesi u mësua të jetonte si normalisht edhe pse shikimin nuk e kishte më dhe sesi më pas kërkoi dorëne e asaj që është sot bashkëshortja e tij.
Ndiqni të plotë historinë e Artan Projit. /abcnews.al/