Mrekullia që bën sapuni ndaj koronavirusit: E tregojnë edhe studimet

schedule10:05 - 2 Prill, 2020

schedule 10:05 - 2 Prill, 2020

Struktura molekulare e sapunit është në gjendje të vrasë me më sukses pjesëzat e koronavirusit sipas disa studimeve të ndryshme shkencore mes të cilave dhe ai i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Tajvan.

Molekulat e sapunit të cilat janë të krijuara nga një kokë hidrofile, e cila tërhiqet nga uji, dhe nga një bisht hidrofobik që lidhet me lëngun, arrijnë të sulmojnë veshjen e jsahtme të koronavirusi.

Covid 19 është një virus që përshkrohet nga struktura të tjera që i japin dhe pamjen tipike të kurorës dhe është i veshur nga një shtresë e dyfishtë. I përbërë nga dy unaza kokash hidrofile që rrethojnë bishtat hidrofobikë.

Molekulat e sapunit destabilizojnë virusin sepse arrijnë të penetrojnë në shtresën e dyfishtë.  Duke i ndarë dhe i futur në disa bulëza dhe duke shkatërruar membranën. Molekulat e sapunit ndërpresin dhe lidhjen që kanë së bashku elementet përbërëse të kovid 19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!