Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mrekullia” e dytë në akull/ SHBA fiton medaljen e arit në Hockey, mundi 2-1 Kanadanë

schedule12:56 - 23 Shkurt, 2026

schedule 12:56 - 23 Shkurt, 2026

Pritjes i erdhi fundi. Dyzet e gjashtë vjet pas triumfit në Salt Lake City, Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetuan “Mrekullinë e Dytë në Akull”duke fituar medalje të artë olimpike në hokejin për meshkuj, e treta në të gjithë historinë e saj.

Skuadra me “yje dhe viza” fitoi 2-1 kundër rivalëve të mëdhenj të Kanadasë finalen e madhe në Lojrat Dimerore “Milan Cortina 2026”.

Triumfi në Milano do të mbahet mend gjatë nga entuziastët e hokejit sepse finalja ishte madhështore, duke përmbushur çdo pritje të ngritur nga një ngjarje globale.



Një betejë fizike, plot me përplasje fizike dhe verbale, por edhe një përballje teknike e nivelit më të lartë.

Skuadra amerikane mori epërsinë në minutën e gjashtë, kur Matt Boldy ndali diskun në rrjetë.

Një goditje e rëndë për kanadezët, që arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 19 të periodës së dytë me Makar.

Me ekuilibrin në rezultat, dueli në akull vazhdoi gjatë derisa në nisje të shtesës, pas vetëm 1 minute e 41 sekondash Xhek Hjuxh shënoi golin e dytë dhe të fitores për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që jetojnë një tjetër triumf si ai që u pagëzua si “Mrekullia në Akull” fitorja kundër Bashkimit Sovjetik në vitin 1980.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!