Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës një ditë më parë i ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Arsimit të Serbisë, Mlladen Sarcevic.
Në lidhje me këtë vendim zyra e kryeministrit Hoti ka sqaruar se janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka komentuar vendimin duke theksuar se ndalimi i Sarcevic për të hyrë në Kosovë tregon plogështin e Prishtinës zyrtare.
“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al