“O ta hëngsha piiii”, Mozzik thyen çdo parashikim dhe ngjall debate

schedule10:12 - 30 Qershor, 2020

schedule 10:12 - 30 Qershor, 2020

Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar. Pak ditë më parë, reperi publikoi projektin e parë të albumit “Mozzart”, që u pëlqye shumë nga publiku.

Kënga “Madona” ka arritur të marrë më shumë se 6.9 milion klikime në Youtube, duke lënë pas shumë projekte të tjera të artistëve të tjerë të lançuara së fundmi. Megjithatë, krahas komenteve pozitive, kënga është kritikuar së tepërmi për shkak të fjalëve banale që përmbante teksti.

Por, duket se për Mozzik kjo nuk përbën aspak problem. Ai ka ndarë në rrjete sociale disa postime të fansave të tij, duke vënë në pah numrin e lartë të klikimeve që kënga ka marrë në kaq pak kohë.

Kujtojmë që reperi ka bërë me dije se albumi pritet të dalë në treg në fund të Korrikut, pjesë e të cilit do të jetë dhe një bashkëpunim me Kidën. Dyshja ka bashkuar sërish forcat pas pesë vitesh që nga publikimi i këngës “Premtimet”, që u kthye menjëherë në hit.

Kënga ka ngjallur mjaft debate në lidhje me përmbajtjen e tekstit. Ndër ata që kanë reaguar ishte edhe Elton Deda, i cili e quajti një banaliutet. /abcnews.al