Mozaiku i Meandrit, zbuluar vite më parë nërrenojat e nje pallati në lagjen 11 në Durrës, pritet të zhvendoset. I gjithë kati ku ndodhet mozaiku është riparuar, janë larguar ujërat, është bërë pastrimi i plotë dhe dezinfektimi.
Punimet u kryen nga një firmë që po meret me rikonstruksionin e pallatit që pësoi demtime nga tërmeti i vitit 2019.
Inxhinieri Rudi Lulaj thotë se monumenti duhet të largohet nga ndërtesa në mënyrë që të vizitohet nga qytetarë e turistë.
Mozaikun e vizitoi dite më parë edhe Kryetarja e Bashkisë Durrës e cila njoftoi se ka kërkuar zhvendosjen e tij ne Muzeun Arkeologjik te qytetit.
Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit të I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje.
Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve.