Jose Mourinho mundi Pep Guardiolën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2010. Gjatë ndeshjes pati një përleshje mes Mourinhos dhe Guardiolës.
Trajneri portugez ka zbuluar fjalët e sakta që i tha Pep-it atë ditë.
“Kur Busquets ra pothuajse pa ndjenja, unë isha mes stolit tonë, dhe stolit të tyre, vendit ku Thiago Motta u përjashtua”, tha Mourinho për La Gazzetta dello Sport.
“Me bisht të syrit, pashë pankinën e Barcelonës duke festuar fitoren.
“Guardiola thirri [Zlatan] Ibrahimovicin për të folur për taktikat: ata duhej të luanin në lojë me fuqi 11 kundër 10.
“Unë thjesht i thashë: Mos e nis festën, loja nuk ka mbaruar ende.
Ndeshja në Camp Nou përfundoi 1-0, por Interi fitoi 3-2 në total për të mundur Bayernin në finale dhe për të fituar trofeun. /G.D abcnewsa.al/