Mourinho: Roma kundër gjithçkaje dhe të gjithëve

schedule22:46 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 22:46 - 1 Dhjetor, 2021

Roma u mposht sot 1-0 nga Bologna duke humbur terren në luftën për zonën Champions.

Në fund të ndeshjes Mourinho foli me mikrofonat e Dazn:

“Duhet të krijojmë një ekip për të luajtur të shtunën. Urime Bolonjës që luajti një lojë të mirë. Urime për Romën time, edhe sot dhanë gjithçka, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Unë jam krenar për djemtë e mi, jam me ta. Nëse do të isha Zaniolo, do të filloja të mendoja se bëhet e vështirë të luash në Serie A”. /abcnews.al/