Mourinho gati për ndeshjen e tij të 1000-të si trajner: Më japin ndjesinë e “Deja Vu”

schedule16:46 - 10 Shtator, 2021

schedule 16:46 - 10 Shtator, 2021

Jose Mourinho është gati për ndeshjen e tij të 1000 si trajner dhe thotë që ato nuk e kanë ndryshuar gjatë viteve. Sfida mes Romës dhe Sassuolos të dielën do jetë e 1000 në karrierën e portugezit si strateg.

“Janë shumë ndeshje. Asgjë nuk më ka ndryshuar mua as si person as si trajner. Gjithcka që ndodh më jep ndjesinë e “Déjà vu”, sikru gjithcka ka ndodhur më parë dhe nuk më surprizon. Pas të gjithash, kjo është vlerë për eksperiencën” tha Mourinho.

Ish trajneri i Portos, Chelsea, Inter, Manchester United, Tottenham dhe Real Madrid mund të bëhet trajneri me ecurinë më të gjatë të ndeshjeve pa humbje në shtëpi në Seria A, nëse shmang humbjen në tre ndeshjet e ardhshme në stadiumin “Olimpico”. /abcnews.al/