“Mourinho e kritikoi ashpër, për pak plasi grushti mes tij e Cristianos!”

schedule08:33 - 7 Qershor, 2020

schedule 08:33 - 7 Qershor, 2020

Luka Modric i është bashkuar futbollistëve të cilët kanë shkruajtur biografi për jetën dhe karrierën e tyre. Mesfushori kroat, në biografinë e tij të titulluar “My Game”, ka zbuluar një prapaskenë interesante mes Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos.

“Po fitonim me rezultatin 2-0 në Copa del Rey dhe Ronaldo nuk e ndoqi kundërshtarin e tij në një rivënie anësore. Mourinhos i iku mendja, e kritikoi gjatë gjithë kohës në zonën teknike të tij. Kur shkuam në dhomat e zhveshjes, e pashë Cristianon shumë të zemëruar.

E pyeta çfarë kishte dhe më tha se gjithmonë ka dhënë maksimumin, por prapë se prapë kritikohet nga trajneri. Kur Mourinho erdhi, filloi të kritikonte Cristianon, i cili për pak nisi të qante. U desh ndërhyrja e ne lojtarëve të tjerë që të mos kishte një zënkë me grushte mes tyre”, shkroi mesfushori kroat./ abcnews.al