Mourinho: E jashtëzakonshme nëse fitojmë trofe, kërkojmë mbështetjen e publikut

schedule20:50 - 4 Maj, 2022

schedule 20:50 - 4 Maj, 2022

Roma do të përballet me Leicester Cityn në gjysmëfinalen e kthimit të Conference League, takim që do të luhet ditën e nesërme, më sfidën që do të luhet në “Olimpico”, duke nisur nga ora 21:00.

Në prag të këtij takimi, trajneri Jose Mourinho, analizoi këtë përballje, teksa u shpreh se do të dëshironte shumë të fitonte trofe.

“A jam i lumtur që jam këtu? Më pëlqen kjo punë dhe vij çdo ditë i lumtur. Por është e qartë që dua më shumë. Sezonin tjetër dua të mendoj për diçka më të madhe. Unë e dija projektin, natyrën dhe dimensionin e tij.

Jam i lumtur që ndaj kohën time me të gjithë ambientin dhe mundohem që të jap gjithçka mundem. Ishte një rrugëtim  i vështirë për të gjithë dhe prandaj meritojmë të festojmë. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të fitonim një trofe”, ka thënë tekniku i Romës.

“Nuk e di se çfarë ndeshje do të jetë. Ndonjëherë del tjetër ndeshje nga ajo që ke menduar. Mua do të më pëlqente një sfidë si ajo e Leicester, që Rui Patricio të vihej në prove vetëm 1 herë në 90 minuta. Kjo do të ishte e rëndësishme për ne. Publiku nëse do mund të na ndihmojë, por ne si skuadër duhet të jemi të matur dhe të zgjuar që të menaxhojmë ndeshjen pa emocione dhe në mënyrë sa më racionale”, ka shtuar portugezi.

“Nuk ka dyshime për lidhjen që është krijuar mes skuadrës dhe tifozëve. Jemi bashkë prej 10 muajsh në këtë turne dhe i kemi kaluar të gjitha. Luhet një nga 2 sfidat e fundit të sezonit në Olimpico dhe do të ishte bukur të festonim këtë lidhje.

Ne luajmë për vete, por edhe për tifozët dhe do të më pëlqente që nesër edhe ata të luanin ndeshjen me ne. Mund të rrish në stadium si spektator, por mund të luash edhe ndeshjen në stadium.

Nëse kemi 70 mijë tifozë nuk kemi asgjë, nëse kemi 70 mijë lojtarë atëherë ndryshon historia. Këtë kërkojmë unë dhe lojtarët. Mos hajdeni të shikoni ndeshjen, por ta luani atë”, ka thënë mes të tjerash Mourinho. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!