Mourinho: Casillas portier historik. I kemi lënë pas problemet, sot jem miq

schedule23:56 - 4 Gusht, 2020

schedule 23:56 - 4 Gusht, 2020

Iker Casillas u tërhoq përfundimisht nga futbolli ditën e sotme, duke i dhënë fund një karriere fantastike e mbushur me trofe pafund, si me Realin e Madridit edhe me Spanjën, kombëtare me të cilën fitoi Botërorin dhe Evropianin (dy herë).

Një prej trajnerëve me të cilin punoi portieri i famshëm te Reali ishte Jose Mourinho. Raporti midis tyre nuk ishte aspak i mirë dhe portugezi, në prononcimin e dhënë për AS rreth tërheqjes së kampionit spanjoll, i rikthehet momentin kur vendosi të ulte në stol Casillas.

Iker është një portieri historik. Kemi pasur momente të vështira, kjo për shkak të vendimeve të mia profesionale dhe jo personale. Inteligjenca dhe pjekuria e tij, kanë ndikuar që të respektojmë gjithmonë njëri-tjetrin. Kemi kultivuar një miqësi të ndershme me kalimin e viteve. Të gjithë e dinë që kur e largova nga skuadra, pati disa konfrontime.

Nuk do të thoja se bëhej fjalë për ego, më shumë ishte një problem midis kapitenit dhe trajnerit të Realit. S’e kam pasur aspak të lehtë ta merrja atë vendim, të vështirë e kishte edhe ai për ta pranuar“, thekson Jose Mourinho. /abcnews.al