Mount “shkakton” largimin e Sabitzer, Bayern Munich nxjerr në “shitje” austriakun

schedule23:50 - 29 Qershor, 2023

schedule 23:50 - 29 Qershor, 2023

Ardhja e Mason Mount te “djajtë” e Manchester United, mund të ketë “eklipsuar” dëshirën e këtyre të fundit për të mbajtur në “Old Trafford”, “fantazistin” austriak, Marcel Sabitzer e tashmë mundësia për të siguruar shërbimet e ish-“bavarezit” i ka ardhur “katalanasve” të Bareclona.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, bordi i Bayern Munich është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Sabitzer, këtë verë pas përfundimit të huazimit të austriakut tek United dhe aludohet se Barça është shumë afër sigurimit të shërbimeve të 29-vjeçarit.

Ndërkaq, kujtojmë se një kthimi i Sabitzer në “Allianz Arena” do të ishte një vendim i gabuar për të ardhmen e tij, me teknikun Thomas Tuchel që ka kryesorë në mesfushë, dyshen Kimmich-Goretzka. /i.m /abcnews.al