Prej disa javësh tashmë “djajtë e kuq” të Manchester United kanë shfaqur interesimin e tyre për “fantazistin” e “bluve” të Chelsea, Mason Mount dhe duket se së shpejti ky i fundit mund t’i bashkohet skuadrës së Erik ten Hag.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, marrëveshja mund të mbyllet deri në fund të javës së ardhshme, me “djajtë” e Manchester që do të bëjnë një ofertë të re për mesfushorin, por nuk do të negociojnë për një kohë të gjatë.
Përsa i përket çmimit, skuadra e Ten Hag beson se një shifër midis 60-65 milionë paund është e mjaftueshme për të bindur “blutë” e përsa i përket lojtarit çdo detaj është dakordësuar disa ditë më parë e tanimë pritet vetëm firma mes klubeve. /i.m /abcnews.al