Chelsea mposhti 1-0 Manchester City dhe fitoi për Champions League për herë të dytë në histori. Mason Mount është një nga pikat më të forta të “Bluve të Londrës”. 22-vjeçari zhvilloi një ndeshje të madhe, teksa rrëfen emocionet e provuara.
“Nuk arrij t’i shpjegoj me fjalë emocionet e mia, është e pamundur. Kisha luajtur dy finale me Chelsea dhe i kisha humbur të dyja. Humbje që më shkaktuan dhimbje. Dëshiroja me gjithë shpirt të fitojë një trofe me Chelsea.
Doja t’i shkoja deri në fund Champions League, doja të përballesha me skuadrat më të forta. Mbërritëm deri në finale dhe e fituam. Çfarë momenti special, jemi skuadra më e mirë në botë.
Ndeshja? Ishte shumë e vështirë. Shënuam gol dhe u mbrojtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes. Luajtëm dhe fituam, ende nuk më besohet se jemi kampionët. Babai im zbriti nga shkallët për të më takuar. Shpërtheva në lot kur e pashë, falënderoj familjen për gjithçka“, përfundoi ylli anglez. /abcnews.al