Shfaqja e baletit “Moulin Rouge” solli emra të njohur të skenave botërore në amfiteatrin e Tianës. Mbrëmja ofroi magjinë e artit botëror përmes gjuhës së trupit.
Amfiteatri i Tiranës tek kodrat e liqenit, ishte pika e takimit me yjet e skenave të ndryshme të botës. Balerinë nga Moska, Kievi, Tokio, Athina, Londra dhe Milano ofruan një mbrëmje unike përmes lëvizjeve të trupit.
Shfaqja “Takohemi në Moulin Rouge” u mirëprit nga spektatori kryeqytetas. Pjesë klasike si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”, “Ëndrra e një nate vere” si dhe pjesë kontemporane, sollën një atmosferë të jashtëzakonshme në Tiranë, në këtë sezon turistik.
Në këtë shfaqje nuk munguan edhe balerinët e rinj të Shkollës së Baletit të cilët interpretuan në skenën e Amfiteatrit. Ky event u mbështet nga Bashkia e Tiranës./ABC News Albania 24/7