“Motrën për Carën, votën për Sakon”, Rama: Kandidati i Berishës çun i mirë, por nuk kam motër për të

schedule15:09 - 24 Prill, 2023

schedule 15:09 - 24 Prill, 2023

“Mos i shikoni gunën, por shikojini punën”. Ky ishte konkluzioni i takimit elektoral të Edi Ramës në Durrës, i cili kërkoi vota për Emirjana Sakon. Dhe provë pune, ishte ky park i gjelbër, që dikur ishte një njollë mjedisore, ku grumbulloheshin mbetjet.

Kryeministri ftoi durrsakët të mos shohin partitë kur të votojnë në 14 maj, duke komentuar kështu edhe kandidatin e opozitës, Igli Cara.

“I cili mund të jetë djalë I mirë, nuk kam asnjë problem me të, por e para jam I martuar, e dyta nuk kam motër për të martuar. Minimumi ka një problem, i vëmë në dispozicion fytyrën emrin zorrës qorre.”

Demokratët i ngacmoi edhe në një pikë tjetër, faktin se Sali Berishën nuk e gjejnë në fletën e votimit.

“ Baca i ka ca të zeza por mbetet baca, po s’ke as ‘bacën’ aty, ke Like Floririn në fletë të votimit”

Por nga kampi opozitar, përgjigjen e dha Ilir Meta.

“Zero ndikim te votuesit lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret më 14 maj. Dhe nuk është se ka qenë kërkesë e z.Berisha po kërkesë e tre kryetarëve të forcave politike”

Kreu i Partisë së Lirisë do të jetë në fletën e votimit i shënuar si kryetar i Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!