Motra e Kobe Bryant bën tatuazhin dedikuar vëllait dhe mbesës së ndjerë

schedule15:15 - 27 Shkurt, 2020

schedule 15:15 - 27 Shkurt, 2020

Motra e Kobe Bryant, Sharia Washington, ka zbuluar tatuazhin e saj të ri që është i gjithi një dedikim për yllin e ndjerë të basketbollit dhe vajzën e tij Gianna.

Babai dhe vajza u vranë në mënyrë tragjike në moshën 41 dhe 13-vjeçare në një aksident fatal me helikopter në 26 janar së bashku me nëntë persona të tjerë.

Sharia tregoi në Instagram tatuazhin e ri për të nderuar kujtimin e vëllait të saj Kobe dhe mbesës Gianna shkruan METRO.

 

Në foto shohim një gjarpër Mamba të zi (Black Mamba) që mbështjell numrat dy dhe 24, që ishin numrat e fanellave të basketbollit të Gianna-s dhe Kobe-t.

Për këtë tatuazh motra e Kobe-t u frymëzua në modelin e njërës prej bluzave të basketbollistit, e cila kishte një gjarpër që kishte mbështjellë numrat dy dhe katër.

Në janar, Sharia ndau një koleksion fotografish me Kobe-n ndër vite, ku shkruante:

“Në emër të familjes sonë, ne bashkohemi me Vanessa-n, Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n në pikëllimin e humbjes së Kobe-t dhe Gianna-s në një aksident kaq tragjik”.

Në fillim të kësaj jave, u mbajt një memorial publik për Kobe-n dhe Gianna-n në Staples Center në Los Angeles, ku Kobe luajti për Lakers për 17 sezone të karrierës së tij 20-vjeçare në NBA.

Pjesë e publikut ishin të gjithë miq personalë, familjarë dhe adhurues të familjes Bryant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!