Ato janë dy motra të njohura për publikun shqiptar jo vetëm se janë të bukura, por edhe për rrugën ku ato kanë ecur. Të mësuara nga familja që duhet të jenë gjithmonë krahë njëra –tjetrës , çdo gjë e bëjnë bashkë. Po flasim për Inger dhe Xhodi Skura të cilat treguan në ‘Abc e Pasdites’ marrëdhënien që kanë me njëra tjetrën.
Moderatori Ermal Peçi ndërsa i prezantoi, u ndal tek Xhoda duke qenë një portret ende i pazbuluar mirë. Ai e pyet Xhodën se si u bë pjesë e ‘Al Pazar’ dhe nëse e dëshironte aktrimin. Ajo tregon se gjatë gjithë kohës e ka shoqëruar motrën e saj në çdo aktivitet që ka pasur, njëjtë ndodhi edhe kur motra e saj filloi në ‘Al Pazar’. Xhoda ishte bashkë me Inger për ta ndihmuar dhe për t’i bërë foto, kur iu bë ftesa për të punuar aty.
“Ishin ditët e para që kishte nisur sezoni i ri dhe duke pasur kujdes nga masat e covid nuk lejohej në studio të kishte njerëz të tjerë. Xhoda ishte ulur tek vendet e publikut në skenë, ishte me maskë dhe I dukeshin vetëm sytë. E Shikon Goni dhe tha “Kush është ajo?”. Unë i them që “është motra ime, ndjesë ka ardhur sa për të më ndihmuar pak dhe do iki”. Vjen për herë të dytë e sheh dhe e thërret”, – tha Inger.
“Mendoja ok, janë masat e covid dhe në këtë moment do më thonë “të lutem mos hajde më këtu, rri në një kafe. Sepse edhe Ingeri më thoshte vetë lekët ti japë unë shko pi një kafe, mos hajde aty. Por më thanë që nëse ke dëshirë ta provosh, dhe mbetën të kanaqur”, shtoi Xhoda.
Por cila nga të dyja paguhet më shumë? Xhoda tha se motra e saj Inger paguhet më shumë se ajo, ndonëse asnjëherë nuk e ka treguar shifrën. Ermali duke qenë dy vajza shumë simpatike I pyet nëse “vajzat e bukura kanë rriskun të bien prë e ngacmimeve seksuale nga drejtuesit, nga ata që kanë në dorë projekte të caktuara? E ke pasur këtë frikë që bukuria jote ndoshta do të ishte edhe një alarm rrisku?”
Xhoda tha se varet si e menaxhon veten dhe nuk e kam ndjerë këtë. Ashtu si e paraqet veten ashtu do të vijnë edhe ngacmimet. Ndërsa Inger tha se ne jemi të vetëdijshëm që ka plot raste por janë duke u lënë pas dita-ditës.
Ermali i vendos të dyja vajzat në një situatë hipotetike duke i pyetur se nëse do të dashuronin të njëjtin djalë, cila nga të dyja do të toleronte. Të dyja vajzat thanë që do e toleronin njëra-tjetrën, pra do kishte mirëkuptim mes tyre./abcnews.al