Një 18 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Kretë të Greqisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës, ku në rrethana ende të paqarta, motori me të cilin udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një stacion autobusi.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke dërguar dy të rinjtë në spital, por 18 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
18 vjeçari shqiptar, i identifikuar si Xhuliano, ishte pasagjer në motor./abcnews.al