Një aksident i rëndë ndodhi në Sarandë dhe një turiste humbi jetën. Burri i saj i cili ishte drejtues i motorit u plagos.
Ishin për turizëm në Shqipëri dhe nga Italia kishin udhëtuar me motor. Por aksidenti u pret pushimet atraktive pikërisht në ditët e fundit. Burrë e grua nga Xhenova u aksidentuan në rrugën “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës. Një automjet dhe motori u përplasën me pasojë vdekjen e gruas, njoftoi policia.
Ngjarja ndodhi në zonën e Hidrovorit. Në aksident u përfshinë automjeti tip Ford me motoçikletën tip Piaggio. Shtetësja italiane 64 vjeçe pasagjeria e motorit vdiq në vend, kurse 65 vjeçari i cili ishte drejtues ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia njoftoi se po heton shkakun e aksidentit dhe paraprakisht është ndaluar drejtuesi i Fordit./abcnews.al