Një aksident ka ndodhur në Vlorë, tek Uji i Ftohtë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISË
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/