Motori përplas mikrobusin e turistëve, dy të plagosur

schedule09:32 - 28 Prill, 2018

schedule 09:32 - 28 Prill, 2018

Një motor ka shpërthyer në flakë pasi është aksidentuar me një mikrobus turistësh. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00, në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, pranë fshatit Zhamë.

Sipas policisë, të plagosurit janë Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe Çeleste Zerani, 19 vjece. Dy të plagosurit janë duke marrë mjekim në spitalin e Lushnjes dhe nuk paraqesin rrezik për jetën. Shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të motorit nga drejtuesi i tij 26-vjecar.

Motori i ka rënë nga mbrapa mikrobuzit, i cili ishte me turistë dhe po udhëtonte drejt Beratit. Pas goditjes, motori ka shpërthyer në flakë, duke u djegur tërësisht. Pas aksidentit, për disa minuta u blllokua edhe qarkullimi i automjeteve në autostradë. /abcnews.al