Motori del nga rruga në Korçë, drejtuesi në gjendje të rëndë në spital

schedule16:18 - 29 Qershor, 2023

schedule 16:18 - 29 Qershor, 2023

Një aksident është shënuar në Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Drejtuesi Sokrat Shkëmbi nga Biranji, rreth 60 vjeç, është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Raportohet se ai është në gjendje kome dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se motori lëvizte nga Korça drejt Pogradecit kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ky është aksidenti i tretë i regjistruar sot në Korçë./abcnews.al