Partizani është dy fitore larg titullit kampion. Nëse ekipi i Ilir Dajës fiton ndaj Vllaznisë dhe Bylisit, atëherë do të shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 17-të në histori.
Sot luhet në “Air Albania” ndaj kuqebluve të Brdaric, sfidë që nis prej orës 17:00. Guerrils, grupimi ultras që mbështet Partizanin, ka karikuar skuadrën e zemrës me anë të një postimi në Facebook.
Sigurisht nuk mungon një thumbim në lidhje me gjykimin e ndeshjes. “Numërimi mbrapsht ka nisur, tani na duhet sprinti final, ai hapi i fundit që na çon drejt objektivit, që e çon Partizanin aty ku i takon !
Luftoni edhe njëherë si asnjëherë, për Partizanin, për fanellën, për tifozët …. Forca çuna! Ps: kujdes arbitrat“, lexohet në deklaratën e Guerrils, që po presin me padurim titullin kampion. /abcnews.al