MOTI/ Temperatura mbi mesataren dhe mungesë reshjesh, si pritet të jenë kushtet atmosferike sot

schedule07:02 - 21 Shkurt, 2023

schedule 07:02 - 21 Shkurt, 2023

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Europa Juglindore dhe Gadishulli i Ballkanit ende janë në ndikimin e rrymave ajrore shumë të ngrohta me origjinë nga brigjet verirore të Afrikës duke mbajtur një regjim klimatik, klimë të butë në në territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit të dimrit.

E Martë , data 21 Shkurt 2023

Moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira të pakta në relievët malorë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rrtije.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     2/17°C
Zona e ulët         4/21°C
Zona bregdetare 8/19°C

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!