Moti sot dhe nesër

schedule20:44 - 21 Nëntor, 2018

schedule 20:44 - 21 Nëntor, 2018

Moti – E mërkurë, 21 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent, herë pas here do të ketë rrebeshe. Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.

Moti – E enjte, 22 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, kushtet atmosferike të paqëndrueshme do të mbeten prezente në vendin tonë, ku pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat më të dendura në zonat veriore dhe qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm dhe reshje dëbore në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira të dendura në të gjithë territorin./abcnews.al