Moti sot dhe nesër

schedule22:45 - 19 Nëntor, 2018

schedule 22:45 - 19 Nëntor, 2018

Moti – E hënë, 19 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, vijon moti i paqëndrueshem në të gjithë territorin si pasojë e ndikimit të një qëndre të presionit të ulët duke bërë që vranësirat të jenë dominante deri në mesditës, ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore verilindore – juglindore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e reshjeve të shiut dhe dëbores ku lokalisht do të jenë intensive.

Moti – E martë, 20 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat juglindore të Shqiperisë, por reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje të territorit. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht te lartë në zonat veriperendimore, ndersa reshje dëbore në zonat verilindore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!