Moti përgjatë javës/ Priten reshje shiu, temperaturat vijojnë të mbeten të larta

schedule09:40 - 30 Shtator, 2024

schedule 09:40 - 30 Shtator, 2024

SHQIPËRI- Territori shqiptar do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm përgjatë gjithës ditës së hënë, duke bërë që temperaturat maksimale të ajrit arrijnë në vlerën 25 gradë Celsius.

Kështu u shpreh meteorologu i njohur Akil Osmani, i cili shtoi se edhe e marta do vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm në gjithë territorin, ndërsa vranësirat do jenë prezente.

“Dita e hënë do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit të sotëm, në qytetet malore janë regjistruar 6 gradë Celsius, ndërsa maksimumet do të jenë deri në 25 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Dita e martë mbetet me mot të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjatë kthjellimesh”, tha ai.

Në pjesën e dytë të javësh, kushtet atmosferike do të ndryshojnë pasi vendin e diellit do ta zënë reshjet e shiut. Reshjet më intensitet të lartë pritet të jenë gjatë të premtes, ndërsa Lezha dhe Shkodra do jenë qytetet më të prekura.

“Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit ditën e mërkurë duke bërë që në qytetet malore të jenë 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në qytetet e ulëta në 28 gradë Celsius. Pjesa e dytë e javës, duke filluar që nga e enjtja, e premtja dhe fundjava ka sinjale që të kemi mot të paqëndrueshëm, pasi do kemi vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territorin shqiptar ku më të dukshme do të jenë ditën e premte”, tha Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!