SHQIPËRI- Shqipëria gjatë kësaj jave do të mbizotërohet kryesisht me mot të qëndrueshëm, duke nisur nga e hëna deri të enjten.
Meteorologu i njohur Akil Osmani nga Meteoalb thotë se në orët e vona të së enjtes do të rikthehen vranësirat dhe për pasojë do gjenerohen reshje shiu.
Ditët në vijim, duke nisur nga e premtja dhe në fundjavë priten rrebeshe shiu në gjithë territorin, të cilat do shfaqen në formën e shtrëngatave.
“Vendi ynë do jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke e bërë që dita e hënë dhe e martë të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe më të dukshme ato do jenë në zonat perëndimore, ndërsa në zonat malore kemi kalime të vranësirave. Vranësirat, të cilat do të shpeshtohen gjatë të mërkurës dhe të enjtes, duke bërë që në orët e vona të së enjtes do kemi prezente reshjet e pakta të shiut. Parashikohet që dita e premte dhe fundjava të sjellin prezente vranësirat dhe reshjet në vendin tonë, ku herë pas here priten të jenë në formën e rrebesheve”, tha ai./ abcnews.al